Armenia prej disa ditësh është në një situatë të rënduar, pasi qytetarët kërkojnë largimin e Kryeministrit dhe nga ushtria ka nisur një tentativë për grusht shteti. E gjithë kjo situatë ka ardhur pas humbjes së luftës me Azerbajxhanit, që për qytetarët shihet si një tradhti nga Kryeministri Nikoll Pashinyan.

Ky i fundit teksa ka parë që pushteti i tij është në rrezik ka kërkuar shkarkimin e kreut të Forcave të Armatosura. Por kërkesa e Pashinyan është refuzuar nga Presidenti, Armen Sarkissian.

Pashinyan shkarkoi të enjten shkarkimin e Onik Gasparyan, por vendimi i tij nuk ka fuqi pa firmën e Presidentit. Sipas deklaratës së Presidentit, lëvizja për të shkarkuar Gasparyan ishte antikushtetuese.

Ushtria ka bërë thirrje për dorëheqjen e Pashinyan dhe qeverisë së tij pas asaj që kritikët thonë se ai nuk ka vepruar si duhet gjatë luftës me Azerbajxhanin.

Konflikti mes dy vendeve nisi në Shtator dhe në fund Azerbajxhani me ndërmjetësimin e Rusisë, u quajt si fitues i luftës. Tashmë në rajonin e Nagorno-Karabakut ka qetësi pasi menaxhimi po bëhet nga forca të huaja dhe dy vendet janë tërhequr nga pretendimet e tyre që sollën luftën./tvklan.al