Mazhoranca ra dakord me dokumentin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj. Taulant Balla u shpreh gjatë takimit që u zhvillua ditën e sotme, që mazhoranca është dakord që deri në raundin e 3 propozimet për kandidatë të vijnë nga radhët e opozitës. Alibeaj u shpreh se çdo shkelje e rregullave në dokument është shkelje e marrëveshjes.

Enkelejd Alibeaj: Mendja juaj është raundi i 4 dhe 5. Meqë keni lëshuar në eter sinjale bashkëpunimi dhe konsensusi, iu përgjigjëm. Ndërkohë zonja në krahun tënd thotë, po, po dhe në fund të na hiqni të drejtën e propozimit. Të drejtën na e jep kushtetuta. Me 20 firma propozohet një emër, depozitohet në administratë, mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe vazhdon historia si vazhdon. Ne flasim për një gjë tjetër. 3 raundet e para propozimi të jetë i opozitës. Pikë! Asgjë më shumë. Kështu që nëse duam ta mbyllim, e mbyllim me një gjë fare të thjeshtë. Jeni dakord me dokumentin që iu kemi dhënë juve dhe kolegëve të tjerë? Kaq e thjeshtë.

Taulant Balla: Po! E Zgjidhëm. Ramë dakord. Deri në raundin e 3 propozimet i keni ju. Silni propozimet. Ne të tre thamë të njëjtën gjë sa herë morëm fjalën. Deri në raundin e tretë ju keni të drejtën e propozimeve. Ne nuk po propozojmë deri në raundin e 3. Sillni propozimet. I doni siç tha zoti Gjiknuri. Bëjeni si të doni ju. Mos harroni, nëse doni të konsultoni ndonjë emër e ne thjesht na thoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive ju përsëri dhe kjo është. Atëherë ramë dakord. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e 3. Raundin e 4 e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet.

Enkelejd Alibeaj: Po! Por ki parasysh një gjë. Çdo shkelje, siç e ke lexuar në dokument i këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes./tvklan.al