Presidenti Bajram Begaj ka marrë në Sofje mbështetjen e Bullgarisë për procesin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Në takimin me homologun bullgar Rumen Radev, Begaj theksoi se Shqipëria ka vullnet për të thelluar bashkëpunimin për Integrimin në BE.

“Në kuadër të integrimit evropian vlerësoj se me Bullgarinë ndajmë të njëjtën qasje, se Ballkani Perëndimor është një investim strategjik për Bashkimin Evropian dhe se procesi i zgjerimit duhet të vijojë me vendosmëri. Integrimi evropian për Shqipërinë është projekti më madhor dhe strategjik.”

Presidenti Rumen Radev konfirmoi mbështetjen që Bullgaria jep për rrugën evropiane të Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë reformat e bëra dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria, theksoi Rumen Radev.

Bullgaria është partneri i gjashtë më i rëndësishëm i Shqipërisë për sa i përket investimeve të huaja direkte.

Një vlerë e shtuar është edhe projekti i korridorit 8, që lidh Tiranën me Sofjen një investim strategjik edhe për BE-në.

Presidenti bullgar Radev vleresoi njohjen e minoritetit bullgar nga autoritetet shqiptare.

Klan News