Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për vdekjen në fushë të futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena.

“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas. Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tone”.

Sulmuesi i Egnatias humbi jetën në fushë gjatë lojës. Atij iu dha menjëherë ndihma e parë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht u nda nga jeta. /tvklan.al