Kreu i LDK-së refuzon takimin në Kuvend

Vizita e Presidenti Begaj nuk ka kaluar pa debate politike në Kosovë. Dita e dytë në këtë vizitë të parë zyrtare të kreut të ri të shtetit në Prishtinë kishte të parashikuar takime me krerët e partive opozitare të cilat Begaj i ftoi në takime të veçanta në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Ftesë që ju përgjigj pozitivisht kreu i AAK Ramush Haradinaj, kreun e PDK Memli Krasniqi dhe përfaqësuesi i partive minoritare.

Të vetmit që nuk janë bërë pjesë ishin drejtuesit e LDK-së. Sipas një njoftimi për mediat, ata mësohet se kanë kërkuar që kreu i shtetit shqiptar që takimi të zhvillohej në selinë e partisë së tyre.

Por presidenti kishte parashikuar në axhendë takim me të gjitha partitë në selinë e Kuvendit të Kosovës, duke e konsideruar atë shtëpinë e politikës.

Gjithsesi në takimet me Haradinajn e Krasniqin, Begaj siç njofton zyra e tij e shtypit e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm dialogun mes vete partive në Kosovë për çështje me interes kombëtar.

Si ish-shefi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, tani Komandat i Përgjithshëm i tyre në rolin e kreut të shtetit, Begaj kishte parashikuar që pjesë e kësaj vizite 2-ditore të ishte dhe një takim me Komandatin e KFOR-it si dhe ushtarët shqiptarë që shërbejnë në bazën e KFOR-it në Pejë.

Tv Klan