Presidenti Bajram Begaj është pritur në një takim nga komuniteti shqiptar në Philadelpia të SHBA.

Në këtë takim, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare që nga fundi i shekullit XIX në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e identitet shqiptar.

Begaj shprehu mbështetjen e tij ndaj çdo komuniteti shqiptarë që punon për ruajtjen e vlerave të atdheut.

Presidenti Begaj, ndodhet në SHBA për marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton, e cila zhvillohet në datat 25 dhe 26 maj.

Klan News