Bullgaria e mbështet pa asnjë rezervë procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo iu bë e ditur Presidenti Bajram Begaj nga homologu i tij bullgar, Rumen Radev gjatë një takimi zyrtar zhvilluar në Sofje.

Rumen Radev, President i Bullgarisë: Mendoj se Bullgaria mund të ofrojë mbështetje të fortë dhe konkrete në këtë proces sepse ne kemi përvojë të mjaftueshme. Vlerësojmë përpjekjet që ka bërë Shqipëria gjatë dy viteve të fundit.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj e vlerësoi mbështetjen që Bullgaria jep për rrugën e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Bajram Begaj: U siguroj se do vazhdojmë të jemi studentë të dalluar, do trokasim në dyert e BE dhe kur të hapet dera do jemi të lutur të futemi. Bullgaria e ka bërë këtë më së miri e ka hapur derën, na ka mbështetur.

Sipas Begajt, në çdo takim të tijin ndërkombëtar, Shqipëria është vlerësuar për punën e bërë përgjatë viteve të fundit.

Tv Klan