Biden fal përdoruesit e marijuanës në sasi të vogla


Biden fal përdoruesit e marijuanës në sasi të vogla

07:56 07/10/2022

Hapi i parë drejt dekriminalizimit të përdorimit

Mbi 6500 të dënuar në Shtetet e Bashkaura për përdorim të sasive të vogla të marjuanës do të çlirohen nga çdo akuzë. Presidenti amerikan Xho Bajden ka vendosur t’i falë, si pjesë e premtimit elektoral për dekriminalizimin e përdorimit të kanabisit në të gjithë vendit.

Personat që përfitojnë nga falja nuk janë të burgosur, por përballen me kufizime me punësimin pasi nuk lejohet që për periudha të caktuara të punësohen në vende të ndryshme, u ndalohet përkohësisht pranimi në institucione arsimore ose strehimi.

Demokratët janë duke hartuar projektligje që do të heqin të gjitha dënimet për konsumimin e marijuanës, duke e veçuar atë si nga kategoria e lëndëve narkotike, përdorimi i të cilave është i dënueshëm, ku do të vazhdojnë të bëjnë pjesë heroina e kokaina.

Konsumimi i marijuanës për çlodhje është i ligjshëm në kryeqytetin Uashington dhe 19 shtete federale, ndërsa lejohet për qëllime mjekësore në 39 shtete. Megjithatë, edhe në këto vende në rrethana të caktuara, konsumatorët mund të marrin dënime.

Tv Klan












Të ngjashme