Luçiano Boçi ka komentuar nga selia blu çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ai u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk ka të drejtë që të përfaqësojë opozitën sepse sipas tij është vetëm një deputet i thjeshtë.

Alibeaj nuk ka të drejtë të përfaqësojë opozitën, është deputet i thjeshtë. Meqenëse mazhorancës i është lënë në dorë raundi i katërt, do të rrëzohet emri i opozitës. Rama po përzgjedh se më kë do të luajë për çështjen e Presidentit të ri”, tha Boçi.

Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë zgjedhur si negociatorë nga Komisioni i Rithemelimit për t’u konsultuar me gjithë spektrin opozitar.

Ndërkohë ditën e sotme u zhvillua një takim në Kryesinë e Kuvendit mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare për të diskutuar për këtë çështje./tvklan.al