Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është testuar pozitiv me koronavirus. Ai bëri testin e katërt të hënën pasi pati simptoma të sëmundjes. Bolsonaro gjatë gjithë kohës e ka konsideruar Covid-19 një “grip të thjeshtë” duke thënë se nuk do të preket rëndë nga sëmundja. Ai ka kundërshtuar karantinën duke thënë se dëmton ekonominë.

Mirëpo Brazili është vendi i dytë në botë për numrin e rasteve dhe viktimave nga Covid-19. Bolsonaro njoftoi qytetarët që ishte pozitiv me Covid-19 përmes një interviste në televizion. Ai tha se temperatura ka ardhur duke u ulur dhe se ndihet shumë mirë. Bolsonaro tregoi se filloi të përjetonte simptoma të dielën pasi kishte temperaturë të lartë, kollë dhe nuk ndihej mirë.

Ai shtoi se të hënën ishte ndjerë më keq, çka e detyroi të bënte një test për koronavirusin. Bolsonaro është në grupin me rrezik të lartë për shkak të moshës së tij 65-vjeçare.

Presidenti brazilian është shprehur se ka marrë hidoksiklorokinë, azitromicionë për të trajtuar sëmundjen. Asnjë prej këtyre dy ilaçeve nuk është provuar që të këtë efekt ndaj virusit. Tashmë puna e vështirë nis për autoritetet për të zbuluar të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt Bolsonaro./tvklan.al