Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një grup politikanësh shqiptarë janë ftuar nga administrata e re republikane e presidentit Xhorxh Bush, në mëngjesin e lutjeve në Shtëpinë e Bardhë në Washington, në datat 30 Janar deri 2 Shkurt. Të përzgjedhurit e diplomacisë amerikane janë Arben Malaj, Pandeli Majko, Paskal Milo, Thimio Kondi. Ndërsa për opozitën Ferdinand Xhaferri, Ridvan Bode e Pjetër Arbnori. Në mëngjesin e lutjeve në Washington, marrin pjesë politikanë nga 160 vente të botës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame