Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Presidenti i zgjedhur amerikan Xhoxh W Bush, ka emëruar atë që do të jetë sekretari i ri i thesarit në administratën e tij. Ai është kreu i kompanisë gjigande të aluminit Alcoha. Duke shpallur emërimin, Bush përsëriti pikëpamjet e tij se SHBA ndodhet përpara rrezikut të një rënie ekonomike. Ai tha se ulja e taksave ishte pjesë e rëndësishme e recetës së tij për të trajtuar sëmundjet ekonomike të vendit.

Të martën Banka Qendrore Amerikane, shprehu shqetësim lidhur me dobësitë në ekonomi. Kështu pas vizitës tre ditore në Washington, ku u takua dhe me presidentin Bill Klinton dhe sfidantin e tij Al Gore, Bush po vazhdon pranë shtëpisë se tij ne Texas, punën për ndërtimin e administratës se re amerikane./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame