Presidenti Rexhep Mejdani i dorëzon dekretin për miratimin e statusit të Akademisë së Shkencave kryetarit të saj Prof.Ylli Popa.

Presidenti Rexhep Mejdani ka uruar akademikët në ceremoninë e dorëzimit të dekretit për miratimin e statusit të Akademisë së Shkencave. Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Ylli Popa e quajti këtë status Kushtetuta e Akademisë e cila do të sigurojë pavarësi nga Qeveria dhe ndërhyrjet politike.