Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar këtë të premte Sandër Lleshajn në postin e Ministrit të Brendshëm.

“Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Minister i Brendshëm. Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018, Dekretoj: Neni 1, Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm. Neni 2, Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, 

thuhet në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Më herët gjatë ditës së sotme, Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, duke i hapur kështu rrugën dekretimit të tij në postin e Ministrit.

Presidenti konfirmoi zyrtarisht se ishte pikërisht statusi i tij si ushtarak aktiv që e detyronte të mos e dekretonte si Ministër, për shkak të kufizimeve që Kushtetuta ka për këtë kategori.

Dekretimi i Lleshajt vjen përpara përfundimit të afatit kushtetues 7 ditor, për t’u shprehur për propozimin e dytë  të Kryeministrit Edi Rama, për emërimin e Sandër Lleshajt.

/tvklan.al