Mete vetëm ministër Financash, shkarkohet Elva Margariti

Pak ditë pasi u emërua nga kryeministri Rama, Blendi Gonxhja dekretohet nga presidenti i Republikës si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kreu i shtetit ka dekretuar Ervin Meten si ministër vetëm të Financave ndërsa ka firmosur dhe për shkarkimin e Elva Margaritit nga ministria e Kulturës.

Gonxhja u vendos në krye të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me vlerësimet më të larta të kreut të qeverisë, i cili pa të arsyeshme të bashkonte Ekonominë dhe Kulturën me argumentin se vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe se duhet një koOrdinim ndërsektorial.

Tashmë pritet dekretimi i presidentit të Republikës së ministres së re pa portofol, Adena Pirdeni për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Klan News