E para grua që do të drejtojë këtë insititucion

Vlora Hyseni është drejtuesja e re e Shërbimit Informativ Shtetëror. Gati dy javë pasi kryeministri Edi Rama i paraqiti propozimin zyrtar, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka hedhur firmën duke dekretuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të inteligjencës shqiptare. Vlora Hysni bëhet në këtë mënyrë e para grua që do të drejtojë këtë shërbim.

Në momentin e propozimit, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se kishte besim të plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Per 4 muaj deri në Korrik të vitit 2021, Hyseni ka drejtuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencën, si e komanduar edhe pse emërimin e kishte si zv/drejtoreshë.

Në dy vitet e fundit, Vlora Hyseni ka sherbyer si këshilltare e kryeministrit Edi Rama për sigurinë.

Deri më tani SHISH, drejtohej nga nëndrejtori Oljan Kanushi, pas dorëheqjes së Helidon Bendos.

Tv Klan