Presidenti Ilir Meta nga Vlora i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat e këtij të fundit.

Në një konferencë për mediat, Meta foli për rrugën Vlorë-Orikum dhe u pyet lidhur me akuzat e Ramës se ai ishte në hall dhe sulmet politike i përdorte si kamerdare.

Sot kreu i shtetit tha se ka qenë me fat që nuk ka qenë në Vlorë kur qyteti u përmbyt, pasi as kamerdarja “nuk do i bënte derman”.

Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më bënte derman mua dhe faleminderit Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju. Për sa i takon kryeministrit ai sigurisht që do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”, u shpreh kreu i shtetit.

Pak ditë më parë Edi Rama deklaronte se “Meta është në hall, s’kam asgjë për t’i thënë, është në kërkim të një kamerdareje e kudo ku shef ujë shkon për të gjetur kamerdaren, kështu që nuk e ndihmoj dot, unë atij”./tvklan.al