Siç kishte paralajmëruar në konferencën për shtyp pak ditë më parë, Presidenti i vendit pritet të dorëzojë sot kallëzimin penal për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një njoftim të bërë në Facebook, zëdhënësi i Ilir Metës ka njoftuar së në o5rën 13:00, Presidenti do t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme SPAK për kallëzimin drejt Etilda Gjonajt, por edhe për funksionarë të tjerë të lartë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit”.

Më herët, Meta ka hedhur akuza mbi Ministren Gjonaj dhe zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë, se kanë falsifikuar shkresën e dërguar për botim në Fletoren Zyrtare, ku emërohet Arta Vorpsi si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. /tvklan.al