“Padrejtësitë dhe dhimbjet nuk mund t’i harrojmë”

Në qytetin e Vilunit në Poloninë qëndrore është përkujtuar 80-vjetori i nisjes së Luftës së Dytë Botërore.

Mes liderëve të shumë vendeve të botës, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier kërkoi falje për viktimat dhe dëmet që shkaktoi ushtria naziste në Poloni dhe shtete të tjera gjatë atij që konsiderohet si konflikti më i përgjakshëm në historinë e njerëzimit.

“Padrejtësitë dhe dhimbjet nuk mund t’i harrojmë. Por nuk mund të harrojmë gjithashtu se Polonia i ka shtrirë Gjermanisë dorën e bashkëpunimit. I jemi mirënjohës Polonisë për këtë, e po ashtu përulemi për viktimat që u shkaktoi atyre, tirania gjermane”.

Për presidentin polak Duda, nuk duhet harruar ajo që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore.

“Ne nuk duhet të harrojmë Luftën e Dytë Botërore, as kur dëshmitarët e saj nuk janë më, në mënyrë që ajo që ndodhi në Vilun dhe më vonë edhe në zona të tjera të Polonisë e jashtë saj, të mos përsëriten kurrë”.

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi pjesëmarrjen në ceremoni. Në mesazhin e tij thuhej se duhej të merrej me përgatitjet për mbrojtjen nga uragani i fuqishëm “Dorian” që po i afrohet Floridës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti shqiptar Ilir Meta. Viluni u përball me aksionin e parë të ushtrisë naziste, që bombardoi me avionë qytetin më 1 shtator 1939, duke shënuar edhe nisjen e Luftës së dytë botërore. Konflikti i mori jetën mbi 60 milionë njerëzve në gjithë botën. .

Tv Klan