Presidenti Hashim Thaçi do të takohet me Trump

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet me Trump

18:20 31/08/2017

Presidenti Hashim Thaçi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtojnë rolin në bisedimet me Serbinë, duke përmendur se do ta takojë edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Arsyeja (e vizitës në Amerikë) është pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu edhe takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump”.

Ai ka deklaruar se roli i SHBA-së do të jetë i pazëvendësueshëm në këtë proces, duke nënvizuar se deri tani Amerika ka ndihmuar në këtë çështje, por se duhet që një pjesë të punëve t’i kryejmë vet, njofton Klan Kosova.

SHBA-ja ka pasur rol aktiv dhe dinamik, por nuk mund të vijë të votojë në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi thirrur që të lëvizim përpara, por kaq kanë mundur të bëjnë. Roli i SHBA-së do të jetë shumë i rëndësishëm dhe që do të japë shpresë dhe guxim për të vepruar. Jam i sigurt që qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes dhe garancave që ka dhënë Amerika për ne. Jam i bindur që edhe rezultati i referendumit do të jetë në përputhje të plotë me qëndrimin e SHBA-së

”. /KlanKosova
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI