Florian Wirtz pritet të vazhdojë karrierën në Premier League. Ylli i Leverkusen, prej kohësh dukej afër transferimit te Bayern Munich, por situata ka ndryshuar totalisht.
Vetë presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer deklaroi se lojtari po shkon drejt Liverpool-it.
“Drejtori, Max Eberl, më ka informuar se Florian Wirtz po shkon drejt Liverpool-it. Nuk di asgjë më shumë dhe nuk mund të them asgjë më shumë se kaq”, u shpreh shkurtimisht Hainer.
Liverpool ka përshpejtuar negociatat ditët e fundit, ndërsa ka marrë edhe miratimin e fantazistit. Tani mbetet të zgjidhet vetëm çështja me Leverkusen, për tu kompletuar si transferim.
Wirtz ka një kontratë deri në vitin 2027 me Leverkusen, por do të largohet në verë, për një aventurë të re, e cila me shumë mundësi do të jetë në Angli.
/tvklan.al