Me anë të një letre Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur të gjithë mbështetjen për Presidentin e FSHF, Armand Duka, pas sulmit me eksploziv në banesën e tij.

“Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj”.

Ndërsa organizmi i drejtuar prej tij në një tjetër komunikim thekson shqetësimin për situatën që po kalon Federata Shqiptare e Futbollit

“Dëshirojmë të theksojmë se FIFA pret që FSHF-ja të mbetet në pozicionin për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe të rregullt, pa ndikimin e panevojshëm nga palët e treta në përputhje me statutet dhe rregulloret e sapo miratuara të FSHF-së, si dhe kërkesat e FIFA-s. Ju do të keni mbështetjen tonë absolute në përpjekjet tuaja dhe ne jemi në dispozicionin tuaj të plotë nëse FSHF do të kërkojë ndihmë”.

Federata shqiptare e futbollit është në përgatitje të zgjedhjeve për president për një tjetër mandat 4-vjecar.

Tv Klan