Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar në Paris me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Kreu i shtetit të Kosovës ka bërë me dije se me Presidentin Putin bisedoi për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

“Në Paris, takova Presidentin Putin, duke u fokusuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: “Nëse ju (#Kosova dhe #Serbia) arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”

, ka shkruar Hashim Thaçi në Twitter.

Presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të botës ishin në Paris në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

/tvklan.al