Presidenti i Milanit, Garry Cardinale, foli në eventin “Dita e Sportit Italian në Botë”, të të ardhmen në krye të kuqezinjve.

Ai deklaroi se po punohet për të ndërtuar një stadium të ri për Milanin dhe sipas tij duhen më shumë përmirësime në Serinë A, për të qenë konkurrues.

Ndër të tjera, Cardinale, deklaroi se nuk do të shpenzohen kurrë shifra të mëdha, si Arabia Saudite, por duhen bërë shpenzime të mira dhe të zgjuara.

“Ajo çfarë po përpiqem të bëj dhe nuk po marr shumë ndihmë në ekosistemin italian, është një partneritet midis të gjithë pjesëmarrësve në zinxhirin e vlerës: tifozët, pushteti vendor dhe qeveria kombëtare, për të ndërtuar infrastrukturën tonë.

Kampionati Evropian vjen në 2032. Po përpiqem të bëj një stadium në Milano dhe me këtë, duhet të ketë një valë përmirësimesh në të gjithë Serinë A, në mënyrë që të bëhemi më konkurrues.

Ne kurrë nuk do të shpenzojmë si qeveritë e Lindjes së Mesme (Arabia Saudite). Duhet të bëhen shpenzime të mira, më të zgjuara dhe më inovative.”, deklaroi Cardinale.

Kujtojmë se Garry Cadrinale, është në krye të Milanit prej dy vitesh, kur e bleu klubin nga fondi amerikan “Elliott”. /tvklan.al