Presidenti i nderit i shoqatës Vatra në SHBA thirrje ambasadores Yuri Kim



Presidenti i nderit i shoqatës Vatra në SHBA thirrje ambasadores Yuri Kim

19:28 05/12/2021

Presidenti i nderit i shoqatës Vatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Rexha, i ka bërë thirrje ambasadores Yuri Kim në Tiranë që të mos përfshihet në çështjet politike.

Duke folur nga New Jersey në SHBA gjatë Foltores online të Sali Berishës, ai tha se ndihet i fyer nga veprimet e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Nuk mund të pranoj sjelljen jo demokratike të ambasadores amerikane në Tiranë që e ka identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Ndihem i fyer që një amerikane sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime por si Guvernatore dhe shefe e një agjencie private. Ndihem i fyer se ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo rregull të sjelljes diplomatike. Ti do ikësh një ditë aty, por jehona e keqbërjeve do të vazhdojë edhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë.

Prandaj ambasadore Kim dilni nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd politik të merresh me partitë politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira. Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë”. /tvklan.al








Të ngjashme