Arrestimi i katër kosovarëve të dyshuar si terroriste është komentuar nga presidenti i  i Parlamentit Europian, Antonio Tajani . Sipas Tajanit siguria dhe lufta kundër terrorizmit në Bashkimin Europian duhet të bëhet krah për krah me Ballkanin, që këto vende të mos kthen në mbretëri të terroristeve.

 Antoni Tajani, presidenti i Parlamentit Europian

Europa duhet të tregohet më e kujdesshme në Ballkan, të investojë më shumë edhe përmes diplomacisë ekonomike dhe të punojë me vendet kandidate. E rëndësishme është të stabilizojmë këtë zonë dhe të luftojmë kundër infiltrimit të terroristëve. Nuk është e rastësishme që në Itali janë arrestuar 4 të dyshuar për terrorizëm nga Kosova. Është shumë e rrezikshme ajo që po ndodh. Ka luftëtarë të huaj terroristë që hyjnë nga Raka dhe Mossoul ( Siri) dhe ne duhet të ndalojmë kategorikisht që vendet e Ballkanit të bëhen mbretëri e terroristëve

”.

Këtë deklaratë, presidenti i Parlamentit Europian e ka bërë gjatë Kongresit të partisë popullore në Maltë.

Tv Klan