Presidenti i PE Romano Prodi në Tiranë, hapja e negociatave me BE – (30 dhjetor 2000)




Presidenti i PE Romano Prodi në Tiranë, hapja e negociatave me BE – (30 dhjetor 2000)

13:51 30/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shqipëria ka nisur rrugën e gjatë të integrimit europian me hajen zyrtare të negociatave të Asocim Stabilizimit, nga kryekomisioneri Romano Prodi dhe kryeministri shqiptar Fatos Nano. Prodi ka shtruar në tavolinën e bisedimeve me presidentin Moisiu, e në veçanti me kryeministrin Nano, problemet e ngritura në raportin kritiko-konfidencial, të hartuar në zyrat e Brukselit.

Bazuar dhe në raportin e hartuar nga Bashkimi Europian, kryekomisioneri Prodi ka veçuar luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, pastrimit të parave, kontrollin e kufijve si dhe zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.

Kryeministri Nano, ka deklaruar se hapja zyrtare e negociatave, shënon kurorëzimin e përpjekjeve 12 vjeçare të Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e Europës së Bashkuar. Nano u angazhua për të vazhduar reformat, për forcimin e stabilitetit politik, konsolidimin e institucioneve, thellimin e luftës ndaj trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Ndër etapat e vizitës së kryekomisionerit Romano Prodi, përmendim takimin e tij me Presidentin e Republikës Moisiu, si dhe marrjen e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës”. Ish-kryeministri italian Romano Prodi, mbetet në kujtesën e shqiptarëve për ndërhyrjen e tij për shuarjen e trazirave dhe vendosjen e dialogut politik në vitin e mbrapsht 1997./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame













Të ngjashme