“Nuk mund të presim me shekuj për anëtarësimin e shteteve ballkanike”

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, u shpreh në forumin e Bled se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në.

“Çdo vonesë në procesin e zgjerimit do të sillte hapësira që do të keqpërdoreshin nga armiqte e Evropës së Bashkuar. Nuk mund të presim me shekuj që anëtarësimi i gjashtë shteteve ballkanike në BE të vonohet pa arsye bindëse. Duhet që këto shtete të ndjekin shembullin e Sllovenisë me reformat në sundimin e ligjit. Për ne europianët, është shumë e rëndësishme të vemë bast mbi procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë të krijojmë kushte të sigurta për vendet tona, t’i bëjmë të rriten së bashku, t’u japim të gjithëve një perspektivë të një të ardhmeje në siguri dhe në paqe”, tha Sassoli.

Në forumin e Bledit që po zhvillohet në Slloveni merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ai shoqërohet nga ministrja Olta Xhaçka dhe ministri Arben Ahmetaj.

Klan News