Presidenti i PPE, Josef Daul ka zhvilluar një takim me një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, ku është folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e të rinjve për situatën politike. Gjatë fjalës së tij, Daul ka thënë se ka shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme.

“Ka shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Rinia pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit. Por rinia është gjithashtu dhe një nga grupimet me të rëndësishme të alternativës së nevojshme: ne kemi nevojë për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe dedikimin e tyre të plotë drejt paqtimit në rajon, nëse ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugëtimin e tyre demokratik dhe Europian”.

/tvklan.al