Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul ka shprehur shqetësimin për situatën politike në Shqipëri, pas situatës së krijuar në Parlament.

Në një reagim në Twitter, Daul shkruan se duhet të respektohen të drejtat e opozitës, ndërsa bën apel që në zgjedhjet e ardhshme të garantohen votime të lira dhe demokratike.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të drejta, blerja e votave është e papranueshme. Në Parlament duhet të respektohen të drejtat e opozitës. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, duke përfshirë edhe zbatimin e ligjit të Dekriminalizimit”

, thotë Presidenti i PPE.

/tvklan.al