Nasser Al-Khelaifi akuzohet për korrupsion. Mediat në Francë publikuan të enjten lajmin e bujshëm ku thuhet se presidenti i PSG dha ryshfet më shumë se 3 milionë euro, që Botërori i Atletikës në 2017 të organizohej në Katar.

Shuma e parave është marrë nga ish-kreu i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Lamine Diack. Në fund ky aktivitetet u mbajt në Londër, por kjo nuk shmangu përgjegjësinë e Nasser Al-Khelaifi. Avokati i pronarit të PSG mohoi akuzat, duke i quajtur të pabaza dhe është një ngatërresë.

Ky është telashi i radhës për Nasser Al-Khelaifi. Sponsorizimet e PSG janë hetuar vazhdimisht nga UEFA si të pajustifikuara, duke shkelur rregullat e Fair-Play financiar. Dyshohet se me ato para parisienët afruan lojtarë si Neymar dhe Mbappe.

Tv Klan