Partia Socialiste mblodhi pasditen e kësaj të mërkure Kryesinë ku u diskutua për çështjen e presidentit. Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka tha se socialistët tashmë kanë skicuar profilin e presidentit të ardhshëm.

Elja Zotka: Është diskutuar vetëm për çështjen e presidentit të ri. Socialistët tashmë kanë skicuar profilin e presidentit të ardhshëm i cili sipas tyre nuk duhet të jetë një politikan aktiv dhe nuk duhet të jetë i identifikuar me Partinë Socialiste, siç tashmë e ka bërë të ditur edhe kryeministri Edi Rama, që Presidenti i ardhshëm nuk do jetë nga radhët e grupit parlamentar socialist.

Fushat ku mendohet sipas socialistëve që do të përzgjidhet një kandidaturë për ta duhet të jetë diplomacia, ushtria dhe Akademia e Shkencave. Këto janë 3 profilet nga ku socialistët pretendojnë të gjejnë dhe kandidatin e ardhshëm për Presidentin e ri që do të zëvendësojë në 24 Korrik Ilir Metën.

Ndërkohë, Kryesia vendosi po ashtu që Asambleja Kombëtare të mblidhet në fund të javës së parë të Majit./tvklan.al