Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Presidenti i SHBA Bill Klinton, ka organizuar një takim me kryeministrin izraelit, Heud Barak dhe liderin palestinez Jaser Arafat. Ky takim do të mbahet ditën e nesërme, në rezidencën e Sharm El Sheik, në detin e kuq. Qëllimi kryesor i këtij takimi është ndalimi i dhunës që ka nisur prej 17 ditësh dhe ku kanë mbetur të vdekur mbi 99 persona.

Presidenti Klinton theksoi, se problemi kryesor tani është që t’i japim fund dhunës, duke u munduar që të krijojmë një mekanizëm me anë të diplomacisë ndërkombëtare, për të ndihmuar në negocimet për paqen në Lindjen e Mesme./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora