Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, nis sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit Ilir Meta. Pahor do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit, dy Presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij Presidenti i Sllovenisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu Presidenti i Sllovenisë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Presidenti Pahor do të pritet edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe do të vizitojë të martën qytetin dhe kalanë e Krujës. /

tvklan.al