Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor viziton sot Kosovën dhe do të takohet me homologen kosovare Vjosa Osmani.

Takimin dypalësh mes dy Presidentëve dhe vizitën e kreut të shtetit slloven në Kosovë e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Pritet që Presidenti i Sllovenisë të mbërrijë gjatë paradites në Prishtinë për t’u takuar me kryetaren e shtetit të Kosovës dhe më pas zyrtarët e tjerë të lartë të vendit. /tvklan.al