Ushtria e Zimbabve ka vendosur nën arrest shtëpie presidentin e vendit Robert Mugabe.

Këtë deklaratë e bëri presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Sipas tij, Mugabe e ka telefonuar dhe i ka thënë që është mirë.

Trupat ushtarake patrullojnë në kryeqytetin Harare, pasi morën kontrollin e televizionit shtetëror dhe sipas tyre po shënjestronin “kriminelët”.

Sipas BBC, kjo lëvizje mund të jetë bërë për të zëvendësuar Mugaben me deputetin Emmerson Mnangagwa, që presidenti e shkarkoi javën e kaluar.

Shkarkimi i tij u shikua si lëvizje e presidentit afrikan për të lënë si pasardhëse gruan e tij. 

BBC ka mësuar gjithashtu, se paraditen e kësaj të mërkure mund të dëgjoje krisma armësh në veri të kryeqytetit të Zimbabve.

Presidenti Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skemën politike të këtij shteti të varfër që kur u shkëputën nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

/tvklan.al