Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të papritur për marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, të arritur mes PS-PD-LSI, që u përshëndet nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Edhe vetë Meta është një nga personat që e ka përshëndetur këtë marrëveshje dhe kërkon vazhdimisht nga Qeveria Rama që ta zbatojë dhe t’i përbahet, por sonte në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka thënë se 5 Qershori është një “marrëveshje ordinere”.

“Marrëveshja  e 5 Qershorit është një marrëveshje ordinere. Ajo u përshëndet nga komisioneri për zgjerim, u përshëndet nga Bundestagu, u përshëndet nga Borrell, u përshëndet nga Sekretari amerikan i Shtetit. Ajo është që do bëjmë zgjedhje të barabarta. Të bësh zgjedhje të barabarta është një normë. Ne jemi një vend anëtar i NATO, që duam të çelim negociatat me Bashkimin Europian. Dhe pas 30 vjetësh del një i marrë dhe thotë ne jemi mazhoranca që do të jetë përjetësisht mazhoranca”, ka deklaruar Presidenti Ilir Meta.  /tvklan.al