Kreu i shtetit, Ilir Meta, do të jetë këtë mbrëmje i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, përballë një paneli gazetarësh.

Në një kohë përplasjesh të vazhdueshme mes Presidentit dhe kryeministrit Rama dhe pak ditë para protestës së 2 Marsit të thirrur prej tij, Ilir Meta do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Disa nga çështjet që do të jenë në fokus të kësaj interviste, përfshijë edhe përplasjen e Presidentit Meta me Ministrinë e Drejtësisë, akti normativ anti-KÇK, grushti i shtetit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi etj./tvklan.al