Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të jetë i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Opinion” ora 21:00, në Televizionin Klan.

Kreu i Shtetit do të jetë përballë një paneli gazetarësh pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Ai pritet të flasë për disa prej çështjeve më të nxehta të politikës, të momentit.

Vetë Meta, në një konferencë për gazetarët gjatë mesdrekës paralajmëroi se do të flasë për shumë çështje./tvklan.al