Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Presidenti jugosllav Voislav Koshtunica, i ka bërë thirrje kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, për të filluar sa më shpejt dialogun për statusin e krahinës, aktualisht nën administrimin e OKB-së, në një letër të nisur sot. “Unë mendoj se është e domosdoshme të fillojnë bisedimet, sepse jam i bindur se është e mundshme një zgjidhje. Duhet filluar sa më shpejtë është humbur shumë kohë”, i shkruan Koshtunica Rugovës.

Ndërkohë Shqipëria dhe Republika Federale e Jugosllavisë, janë shprehur sot për hapjen e kontrolluar të kufijve të tyre të përbashkët, gjatë samitit në Budapest, të kryeministrave të Europës Qëndrore. Është shumë e rëndësishme për rajonin tonë të Ballkanit, të përgatit integrimi në BE dhe kjo bëhet nëpërmjet hapjes së kufijve, ka deklaruar Ministri shqiptar i Jashtëm Milo, në fund të samitit. Kufijtë tanë duhet të hapen për tregti dhe për njerëzit dhe jo për trafik ilegal përforcoi kolegu i tij Jugosllav Goran Svilanoviç.

Ndërsa presidenti i Francës, Zhak Shirak, ka vizituar sot trupat franceze të KFOR-it të vendosura në sektorin verior të Kosovës, pikërisht në qytetin e Mitrovicës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori