Presidenti llir Meta, me anë të një dekreti të firmosur këtë të hënë ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 126/2020 “Për metrologjinë”. Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije dhe arsyet e kthimit të këtij ligji që është shoqëruar debate dhe në Kuvend gjatë miratimit.

Meta në një letër drejtuar deputëve bën me dije se sipas dokumentacionit parlamentar, rezulton se ligji është nismë e Këshillit të Ministrave dhe është parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian, si dhe në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve për t’u miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin përkatës të Bashkimit Europian.

Presidenti shton se në tërësinë e tij ky ligj përfshin parashikime që bëjnë të mundur lehtësimin sa më shumë të procedurës që një shërbim publik që është dhe duhet të ngelet përgjegjësi e organeve publike për t`u ushtruar, të kryhet nga subjekte private, pa një procedurë të qartë dhe të mirëpërcaktuar ligjore të përgjegjësisë; pa kritere ligjore konkurrueshmërie; dhe ç’ka është akoma më e rëndë,  duke mbyllur me vetëdije çdo hapësirë për kontrollin dhe monitorimit nga shteti tëmënyrës se si  ky shërbim publik i deleguar për t`u ofruar/ushtruar nga një subjekt privat, po realizohet në praktikë.

ARSYET E KTHIMI I TË LIGJIT

Ky ligj, që në dispozitën e përkufizimeve, e koncepton veprimtarinë e rregullimit dhe kontrollit të sistemit të njësisë së matjes, si një veprimtari që do të duhet të kryhet nga subjektet private, vetëm duke u pajisur me një“autorizim”,dhënia e të cilit mbetet në vlerësimin e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Që nënenin 3, nëpikën 24, të dispozitës së përkufizimeve, ligjvënësi është kujdesur të përkufizojë faktin se: “Autorizim” është një nga format e dhënies së të drejtës për të kryer verifikim të instrumenteve matëse në sferën e detyrueshme subjekteve private, vendase ose të huaja, që kryejnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë.”

Ligji, në tërësinë e tij, po veçanërisht referuar dispozitave të neneve 3, pika 24, 5 (shkronjat c, ç, d, dh), 8 (shkronjat g, h, i), 15, 22, 26, 27, 28, 29, 33, 34, 39, 40, 41, 42, 43, 48, e koncepton këtë lloj autorizimi për kryerjen e funksioneve me përgjegjësi shtetërore nga subjektetprivate, si një veprimtari që nuk jepet me koncesion, me partneritet publik privat, dhe për të cilën nuk lidhet njëkontratë administrative për delegimin e ushtrimit të një shërbimi, por thjesht ushtrohet përkundrejt autorizimit!

Kësisoj, shmanget tërësisht procedura ligjore në fuqi për lidhjen e kontratave administrative, qoftë të natyrës koncesionare apo partneritetit publik privat, nga konkurrimi/përzgjedhja deri tek negocimi, nënshkrimi dhe monitorimi i mënyrës së ushtrimit të funksionit/shërbimit të deleguar.

Pra të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin ekzistues të partneritetit publik privat apo të rregullave të tjera që normojnë konkurrencën e lirë, të ndershme e transparente për marrjen e së drejtës për realizimin e një shërbimi publik, anashkalohen përmes këtij ligji.

Ndërsa një strukturë e tërë shtetërore, si Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM), që duhet të kishte pikërisht për funksion dhe mision kontrollin metrologjik ligjor të instrumenteve matëse,me këtë ligj do të ketë si detyrë dhe kompetencë kryesore të sajën, autorizimin e personave juridikë privatë për verifikimin e instrumenteve matëse apo për riparimin e tyre./tvklan.al