Këtë pritje në Paris, Vuçiç ka ndërmend t’ia

kthejë me nderimet e larta. Macron kishte anuluar vizitën e tij në Dhjetor për

shkak të protestave. Marion Dautry, prej 4 vitesh, nga Parisi është

shpërngulur në Serbi. 

“Interesi i aktorëve ndërkombëtarë dhe Francës

dhe BE-së është vazhdimi i dialogut dhe nuk besoj se do të kemi deklarime se

cila duhet të jetë zgjidhja e duhur për Kosovën, pasi deklarimet kanë qenë që

palët duhet të gjejnë zgjidhje dhe jo të jetë i imponuar nga një faktor i

tretë. Besoj se nuk do të ketë lëvizje nga kjo linjë”.

Kjo është përmendorja e miqësisë

serbo-franceze në kalanë e kryeqytetit. Në Luftën e Parë Botërore ishin aletë dhe

Franca ndihmoi serbët pas kalimit nëpër Shqipëri dhe kthimin e tyre nga

Selaniku. Këtë miqësi e la të hidhur 100-vjetori i luftës, pasi presidentit

serb i ishte ndarë vendi që konsiderohej më i keq se sa të atij të presidentit

të Kosovës, Hashim Thaçi.

Profesori dhe autori i librave si Drama e

Jugosllavisë, Mihailo Crnobrnja ka qenë diplomat dhe drejtues i Lëvizjes

Evropiane të Serbisë. Franca po merr një rol të rëndësishëm beson, por pa

kompromis zgjidhjen e sheh të vështirë.

“Dyshoj se do të

ketë konkluzione të rëndësishme. Macron do të mundohet të bëjë atë për të cilën

është angazhuar publikisht që është të afroj palët për një dialog vendimtar që

duhet të çojë deri tek zgjidhja”.

Franca mori rol për Kosovën në organizimin e

samitit të Berlinit. Takimi Kosovë-Serbi i 1 Korrikut, më vonë dështoi. Për

francezët si Marion do të ishte mirë nëse Franca sjellë paqe. Por gjithçka

duket e vështirë.

“Kur je i huaj

është më lehtë t’i shohësh gjërat me distancë dhe më objektive. Por është më e

vështirë të thuash mjaft me këto marrëzira, pasi kjo çështje është e

rëndësishme si për Serbinë dhe për Kosovën, pasi zgjidhja do të krijojë një

shembull”.

Serbia e ka të rëndësishme mbështetjen franceze në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Për presidentin serb është megjithatë arritje, që pas dy dekadash personalisht pret homologun nga i cili pret edhe mbështetje për dialogun me Kosovën.

Tv Klan