Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani, thotë në një intervistë për rrjetin prestigjioz televiziv amerikan CNN, se objektivi i Shqipërisë është integrimi dhe bashkëpunimi në strukturat europiane. Mejdani ka theksuar se zbatimi i projektit të Paktit të Stabilitetit për rajonin e Ballkanit është e vetmja rrugë për këtë rajon. Integrimi dhe bashkëpunimi eleminojnë kufijtë dhe kjo është perspektiva për të cilën ne luftojmë, thotë Mejdani.

I pyetur nga gazetarja e rrjetit televiziv CNN, lidhur me situatën në rajon, në mënyrë të veçantë në Maqedoni, presidenti shqiptar ka thënë se ai nuk është aspak dakord me metodat që po përdorin personat e armatosur në Maqedoni. Rruga e dialogut politik është e drejta në Maqedoni, thekson Mejdani. Mejdani shprehet optimist kur thotë se ka ende shumë zgjidhje pozitive për krizën në Maqeoni./tvklan.al