Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot Presidenti Shqiptar Mejdani po zhvillon një vizitë zyrtare disa orëshe në Maqedoni i ftuar nga homologu i tij Kiro Gligorov. Pas ceremonisë zyrtare në aeroportin e Shkupit në orën 11 e 30 në selinë e Kuvendt të Maqedonisë të dy presidentët zhvilluan një takim të shkurtër kokë më kokë. Më pas u zhvillua takimi zyrtar mes dy delegacioneve.

Në deklaratën për shtyp të dhënë nga Mejdani u theksua se kjo vizitë bëhët menjëherë pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, ku dhe vëmendja e komunitetit ndërkombëtar i është kushtur rajonit tonë. Tashmë kërkohët nga dy vendet tona rritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe veçanërisht në ato të inkuadruar në paktin e stabilitetit. Pakt i cili është edhe çelësi i zhvillimit të të gjithë rajonit.

Në takim u theksua se të dy vendet kanë kërkuar një plan marshall jo vetëm për shqipërinë dhe Maqedoninë por dhe për vendet e tjera të rajonit përfshirë dhe Serbinë demokratike dhe ku objektivi i përbashkët do të jetë respektimi i të drejtave politike e shoqërore të të gjitha nacionaliteteve.

Të dy presidentët theksuan se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë fuqimisht Shqipërinë dhe Maqedoninë si vendet më të dëmtuara nga konflikti në Kosovë. Presidenti Gligorov theksoi pikpamjen maqedonase për një autonomi të zgjeruar dhe pa ndryshime kufijsh për Kosovën. Ndërkohë që Mejdani tha se Shqipëria e sheh të ardhmen e Kosovës në dritën e integrimit europian ku kufijtë janë të pa rëëndësishëm.

Në përbërjen e të cilëve ishin dhe nënkryetari i parlamentit Dokle, ministrat Milo, Angjeli, Poçi, si dhe kryetarët e gjykatave Kushtetuese dhe të Lartë Abdiu dhe Kondi, të cilët ndërkohë po zhvillojnë takime të veçanta me homologët e tyre. Po ashtu dhe zonja Mejdani e shoqëruar nga zonja Gligorov po zhvillon vizita në objekte muzeale e sociale të Shkupit./tvklan.al