Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, ka organizuar sot në Pallatin e Brigadave, pritjen e përvitshme për përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Në këtë pritje merrnin pjesë politikanë shqiptarë, përfaqësues të fesë, artistë, biznesmenë, përfaqësues të mediave, si dhe personalitete të tjera të jetës shqiptare.

Në fjalimin e tij me këtë rast, zoti Mejdani theksoi, se “një vit më parë, këtu përpara jush e kam vlerësuar vitin e fundit të shekullit të kaluar, si përfundimin e periudhës së emergjencës, ose të fazës më të vështirë të tranzicionit demokratik shqiptar. Pasi ka përshkruar arritjet e Shqipërisë gjatë viti që kaloi, presidenti i kërkoi përfaqësuesve të shteteve të huaja në Tiranë, ridimensionimin e raporteve mes nesh në kushte të reja.

Gjithashtu Presidenti Mejdani u shpreh, se Shqipëria mbështet fuqimisht iniciativat, siç është ajo e Paktit të Stabilitetit, për vendet e Europës Juglindore. Më pas përshëndeti të pranishmit edhe zëvendës dekani i trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, ambasadori i Egjiptit. Pritja u mbyll me një koktej për të pranishmit./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora