Trazirat e marsit 1997 nuk do të përsëriten më në Shqipëri. Investitorët italianë që zhvillojnë bizneset e tyre këtu kanë marrë garanci të plota nga Presidenti Rexhep Mejdani, pasi i kanë kërkuar që të respektohen rregullat e ligjet. Forcat politike duhet të angazhohen për një stabilitet ekonomik.

Të mbledhur sot në asamblenë vjetore investitorët kanë diskutuar për rizgjedhjen e organeve drejtuese të shoqatës. Luixhi Fabri drejtuesi i shoqatës së investitorëve italianë pas katër vitesh në këtë detyrë ka përfunduar statusin e tij. Të pranishëm ishin Kryetari i PS Fatos Nano, Arben Malaj dhe Ambasadori Italian në Shqipëri. Në këto vite të vështira shoqata ka qënë instrument i rëndësishëm në kategorinë e saj.

Nga ish drejtuesi i shoqatës Fabri janë treguar rezultate dhe autoriteti i fituar për të vazhduar mbrojtjen e investitorëve të huaj italianë në Shqipëri. Në përfundim të statusit të Luixhi Fabrit udhëheqja do merret përsiper nga Kristina Busi e cila operon si supermarrëse prej 7 vitesh në sektorin e pijeve.

Atë që nuk e bënë socialistët shqiptarë në zgjedhjen e një femre kryeministre e kanë realizuar investitorët italianë duke zgjedhur drejtuesit e tyre të ardhshme Kristina Buzi. Ajo do të jetë kryeministrja e ardhshme në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti