Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë janë një hap përpara drejt vetëqeverisjes së saj dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të Kosovës. Kështu ka deklaruar Presidenti Mejdani në takimin që ka pasur me kryeadministratorin e OKB-së për Kosovën Hans Hekerup. Si shumë e rëndësishme është cilësuar në këtë takim, shtimi i kontakteve të Kosovës me Shqipërinë, në këtë kuadër dhe rruga Tiranë-Prishtinë.

Ndërsa në takimin me analistin e njohur për problemet e Ballkanit Bugajski, Mejdani theksoi si shumë të rëndësishëm për stabilitetin në Maqedoni, stabilitetin midis subjekteve politike atje. Nuk ka kuptim në një shtet të vogël të flasësh për federatë, duhen inkurajuar forma të tilla, që i shërbejnë bashkëjetesës etnike atje, ka deklaruar Mejdani./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori