Në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në prag të ndeshjes me Norvegjinë, Presidenti Mejdani ka takuar lojtarët e kombëtares. Më shumë si një tifoz sesa politikan, Mejdani është interesuar për gjendjen e lojtarëve, duke i përgëzuar dhe për rezultatet e fundit. Pas batutave dhe humorit të rastit Presidenti Mejdani nuk nguroi të tregonte dhe aftësitë e tij futbollistike.

Në fushë për të parë Kombëtaren erdhi dhe deputeti socialist Gramoz Ruçi, i cili pasi takoi badigardët u ul afër Presidentit për të parë stërvitjen e lojtarëve. Kam besim tek ju dhe ju uroj për fitore u tha Presidenti Mejdani lojtarëve të kombëtares, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Norvegji nesër në orën 18:00 në Stadiumin “Qemal Stafa”./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj