Në gjendje të rënduar shëndetësore dhe memec, Presidenti i Algjerisë, Abdelhaziz Bouteflika ka kërkuar një mandat të pestë në zgjedhjet që do të mbahen në muajin Prill.

Për shumë algjerianë kjo mund të tingëllojë si diçka e çuditshme se si 82-vjeçari ka arritur të mbajë pushtetin, duke pasur parasysh goditjen në tru që pësoi gjashtë vite më parë.

Bouteflika ka qëndruar në detyrë që prej vitit 1999 dhe shumë i druhen faktit se tashmë në pushtet nuk qëndron më lideri, por rrjeti që ai ka krijuar gjatë dy dekadave qeverisje.

Për këtë arsye, në Algjeri ka pasur protesta masive të qytetarëve që kundërshtojnë kandidaturën e tij. Shumica e tyre shprehet se kjo qeverisje, nuk e ka përmirësuar aspak jetesën në vend. 82-vjeçari daljen e tij të fundit përballë mediave e bëri në 2014, kur falenderoi votuesit për mandatin e tij të katërt të fituar në zgjedhje.

Gjithsesi, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë kur një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve tashmë kanë mbushur sheshet për të kërkuar largimin e tij.

Klan Plus