Presidenti Meta bën denoncimin e fortë: Të rinjtë e LSI në Durrës janë kërcënuar



Presidenti Meta bën denoncimin e fortë: Të rinjtë e LSI në Durrës janë kërcënuar

21:26 15/04/2021

“Jam President në një shtet të kapur”

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan se të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës janë kërcënuar nga persona me precedent penal.

Këtë Meta e lidh me inceneratorët dhe sipas tij në krye të kësaj skeme qëndron ish-ministri i LSI, Lefter Koka, që aktualisht kandidon për deputet nën siglën e PS.

“Doni ta dini pse vajta në Durrës pasi disa muajsh? Sepse shtabi i inceneratorëve që ka qendër të fortët në Durrës, kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit, që të largoheshin nga LSI duke u zënë prita, duke i marrë në telefon. Ky këtu (Lefter Koka) është numri i 7 i Rilindjes në Durrës tani. Keto janë kompani të krijuara të cilat janë krijuar fiktivisht për të kaluar këto para që janë vetëm për një rast mbi 2 milionë Euro tek ish-komnoania e ministrit. Agim Seferi edhe ky ka qenë me LSI dhe para Edi Ramës bëri sikur iku nga LSI, kompani fiktive. Djali që kërcënon me kobure djemtë e Durrësit me Arbër Shtyllën, babai i tij ka kompani. Prapë djali i ministrit këtu. Prapë me Skerdi Bellon. Gjithë këto kompani kanë marrë 5.7 milionë Euro. Evazioni 22 milionë Euro. Gjysma e kompanive kanë qenë të dënuara më përpara dhe kanë qarkulluar miliona Euro. Për këtë çështje nuk ndodh asgjë. Një pjesë e tyre financojnë dhe rrugë, hedhin asfalt elektoral. Këta janë 7-8 veta që marrin dhe ca të fortë që janë liruar nga burgu dhe kërcënojnë vajza dhe djemë të rinj. Të rinjtë e LSI i marrin në telefon, do të heqim mamin nga puna. Jam President në një shtet të kapur. Këto janë nisur të gjitha në Prokurori. Janë nisur nga LSI përpara disa javësh. Por Prokuroria nuk mund të veprojë sepse prokurorja e përgjithshme u zgjidh me 69 vota. Vettingun në Shqupëri e ka drejtuar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al







Të ngjashme